Politike

Unaza e Re/ Balliu: S’ka kthim mbrapa, të enjten para parlamentit t’i çjerim maskën Ramës

24 Shkurt 2019, 18:22 Nga DOSJA
Unaza e Re/ Balliu: S’ka kthim mbrapa, të enjten para parlamentit

TIRANË- Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish në ditën e 112-të të protestës për mbrojtjen e shtëpive të tyre, të cilat preken nga projekti. 

Banorët kanë përshëndetur vendimin e opozitës për lënien e mandateve si dhe kanë vlerësuar mbështetjen e opozitës për kauzën e tyre.

Qytetarët e Astirit janë shprehur se nuk do të ndalin protestat, deri në largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Në fjalën e tij në mbështetje të protestuesve të Unazës së Re, deputeti në ikje i Partisë Demokratike Klevis Balliu, deklaroi se tashmë nuk do të ketë më kthim mbrapa, duke i bërë thirrje kështu të gjithë shqiptarëve që të enjten të bashkohen të gjithë kundër Edi Ramës.

Ç’është ky shtet që nuk ka Gjykate të Lartë, ç’është ky shtet që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ç’është ky shtet që ka një parlament pa opozitarë të cilët nuk pranuan të ishin fasadë për krimin e organizuar. Ky është një shtet privat i Edi Ramës. Jetojmë në një kohë të vështirë, dramatike për sistemin politik dhe sistemin e drejtësisë. Këtu nuk ka kthim pas zotëri.  Do t’i bëja thirrje cdo shqiptari që të enjten të bashkohen në protestën masive për të pasur një jetë normale dhe dinjitoze në këtë vend”.

Ndërkohë që banorët e Astirit, në ditën e tyre të 112-të të protestës, nën thirrjet ‘Rama ik’, Poshtë diktatura’ dhe ‘Liri, Demokraci’, e mbështetën fjalën e ish deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliut si dhe vazhduan të merrnin fjalën njëri pas tjetrit për të shprehur qëndrimet e tyre lidhur me projektin dhe mbi problematika të tjera shqetësuese.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve klevis balliu protesta e banoreve te astirit unaza e re djegia e mandateve klevis balliu protesta e banoreve te astirit unaza e re

Sondazh

Poll