Art&Argëtim

Probleme në 'parajsë'? Krizë në martesën e Giselle e Tom Brady, modelja merr fëmijët e ikën nga shtëpia

Ylli 45-vjeçar i futbollit amerikan kishte njoftuar tërheqjen e tij nga skuadra në fund të janarit, por pothuajse dy muaj më vonë ai njoftoi se do të vazhdonte të luante për Buccaneers, gjë që me sa duket e zemëroi gruan e tij, sipas Page Six.

2 Shtator 2022, 18:36 Nga k.m.
Probleme në 'parajsë'? Krizë në martesën e
Gisele dhe Tom Brady bashkë me fëmijët

SHBA- Martesa e Gisele dhe Tom Brady-t duket se po has në vështirësi. Kjo pas vendimit të legjendës së NFL-së për t'u rikthyer në fusha pak muaj pasi njoftoi tërheqjen nga sporti. Ylli 45-vjeçar i futbollit amerikan kishte njoftuar tërheqjen e tij nga skuadra në fund të janarit, por pothuajse dy muaj më vonë ai njoftoi se do të vazhdonte të luante për Buccaneers, gjë që me sa duket e zemëroi gruan e tij, sipas Page Six.

"Këto dy muaj kuptova se jeta ime është në fushë dhe jo në tribuna. Ai moment do të vijë por jo tani. Unë i dua shokët e mi dhe familjen time mbështetëse. Ata bëjnë gjithçka të mundur. Jam kthyer për sezonin tim të 23-të në Tampa. Kam lënë diçka të papërfunduar”, ka njoftuar ai përmes llogarisë së tij në Twitter.

Pasi i shoqi mori vendimin, Gisele thuhet se është larguar nga shtëpia e tyre familjare në Florida, për në Kosta Rika pas një sërë argumentesh.

“Tom dhe Gisele patën një sher të madh,”- tha një burim për Page Six, duke shtuar se kjo kishte ndodhur edhe më parë, por çifti ishte rikthyer së bashku. Në fakt, vendimi i supermodeles 42-vjeçare nga Brazili për t'u larguar nga Florida e detyroi Brady-n të humbiste 11 seanca stërvitore në gusht, të justifikuara për arsye personale.

Pasi Tom Brady njoftoi se do të tërhiqej, Gisele tha se ishte e lumtur që burri i saj më në fund do të përfshihej më shumë me familjen dhe fëmijët e tij, Benny 14-vjeçare dhe Vivian 9-vjeçare. Brady ka gjithashtu një djalë, Jack 15-vjeçar, me ish-bashkëshorten Bridget Moynahan.

Tom Brady ka hyrë në në historinë e futbollit amerikan pasi ka fituar shtatë Super Boëls si lojtar për Neë England Patriots (2000-19) dhe Tampa Bay Buccaneers (2020-21). Asnjë sportist tjetër nuk e ka arritur këtë numër kampionatesh.

 

tom brady gisele bundschen

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Shtator 2022, 16:43 k.m.

“Otello” i Blushit botohet në Kinë

Ben Blushi PEKIN- Botohet në Kinë romani i shkrimtarit Ben Blushi "Otello, Arapi i Vlorës". Botimi i tij është mundësuar...