Art&Argëtim

Përdhunimi i të miturës në Prishtinë, Gjiko: Gjatë pubertetit djemtë e vajzat duhen mbajtur në distancë

E po ashtu, përmend edhe procesin gjyqësor ndaj tij, ku akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me një vajzë të mitur. 

2 Shtator 2022, 15:48 Nga k.m.
Përdhunimi i të miturës në Prishtinë, Gjiko: Gjatë
Gjiko

PRISHTINË- Reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, ka bërë një reagim për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Kosovë, ku pesë të rinj abuzuan seksualisht për disa orë me një vajzë 11-vjeçare. Reperi iu përgjigjet atyre që e gjejnë fajin për këtë brez që po rritet te artistët, të cilat nuk promovojnë asnjë vlerë përmes këngëve të tyre, duke u shprehur se në fakt të miturit vizitojnë faqe pornografike. Po ashtu, liston edhe moshën e pubertetit për të dyja gjinitë, duke u shprehur se në atë periudhë kohore, djemtë e vajzat duhen mbajtur në distancë. Ndër të tjera, përmend edhe procesin gjyqësor ndaj tij, ku akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me një vajzë të mitur. 

"Ju që po na gjykoni ne si artista për influencë të keqe a pe dini që fëmijër e juj nëpër shpija të juaja kanë qasja nëpër uebfaqe pornografike 99% edhe s'keni asnjë pikë kontrolli çka fëmijët e juaj çka bëjnë nëpër telefona e tableta? Edhe mos mendoni që na dëgjoni vetëm ne artistave shqiptar por edhe artistat internacional. Sa i përket degjerimit global na jem birra e mramtë e kavallit. Edhe mos harroni na bojm muzikë për të rritur e jo për fëmijë. Shumica e projekteve tana janë për 16+. Vajzat hyjnë në pubertet rreth moshës 8-13 vjet, djemtë 10-15 vjet. Nuk thojnë për palidhje në këtë moshë edhe mbrenda familjes që duhet mi mbajt ma në distancë djemtë e vajzat. Pasi njoftohem në hormone të rjet në trup që krijojnë ndjenja të reja që nuk dinë mi kontrollu dhe munden me gabu ty vepru në instikt.

E vetmja arsye pse skam reagu deri tash është se kam pas frikë se disa prej portalebe me ju jep material e ata edhe me shtramnu titullin edhe me përfitur prej meje ty shkrep propaganda. S'kam dashtë familjes tem mi jep stres e ankth. Po ata ia arritën prapë. Ma shqetësun e ma tmerrun familjen me lajme fake,"-shkruan Gjiko.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar 11-vjeçaren për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

asdren gjikolli gjiko perdhunohet 11-vjecarja ne kosove

Sondazh

Poll