Art&Argëtim

“Otello” i Blushit botohet në Kinë

"Otello, Arapi i Vlorës" vjen në gjuhën kineze me përkthim të Chen Fenghua, shefe e katedrës së Gjuhës Shqipe pranë Universitetit të Gjuhëve të Huaja në Pekin.

2 Shtator 2022, 16:43 Nga k.m.
“Otello” i Blushit botohet në Kinë
Ben Blushi

PEKIN- Botohet në Kinë romani i shkrimtarit Ben Blushi "Otello, Arapi i Vlorës". Botimi i tij është mundësuar nga një prej shtepive botuese më të mëdha kineze, Shtëpia botuese e Mesimit dhe studimit të gjuhëve te huaja ( Foreing Language Teaching and Research Publishing Co., ) në kuadër të Projektit të bashkëpunimit mes dy vendeve për përkthimin dhe botimin e ndërsjelltë të librave nga Kina dhe Shqipëria.

"Otello, Arapi i Vlorës" vjen në gjuhën kineze me përkthim të Chen Fenghua, shefe e katedrës së Gjuhës Shqipe pranë Universitetit të Gjuhëve të Huaja në Pekin.

Në parathënien e përkthyer, përmenden çmimet që ka fituar ky libër dhe theksohet se për shumë kritikë, Ben Blushi është një figurë me shumë influencë në fusha të ndryshme.

"Triologjia" e tij, cilësohet si "një ngjarje e madhe letrare", me shpresën që në të ardhmen jo të largët, në Shqipëri të dalë një shkrimtar i përmasave botërore. Në parathënie jepet një ekspoze e shkurtër e jetëshkrimit të Blushit dhe krijimtarisë letrare të tij si dhe e përmbajtjes dhe mesazheve që përcjell romani "Otello, Arapi i Vlorës".

"Edhe lexuesit kinez"- shkruan në fund të parathënies së saj përkthyesja Chen Fenghua- "do të kenë fatin të përjetojnë sharmin e letërsisë shqiptare. Nëpërmjet vështrimit konfuz të protagonistit, Otellos, ata do të mendojnë për kuptimin dhe rëndësinë e vërtetë të dashurisë, familjes dhe jetës".

Ndërsa vetë Blushi shkruan: Jam i kënaqur që romani im Otello Arapi i Vlorës është botuar në Kinë. Më parë Otello im ka folur në italisht, bullgarisht, greqisht dhe 13 vjet pas lindjes iu desh të mësojë dhe gjuhën mandarine. Duke falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në botimin e këtij romani, shpresoj qe lexuesit kinezë të kenë mundesi të njihen me Mesjetën shqiptare përmes disa personazheve që unë i kam huazuar pa leje nga Shekspiri.

“Otello” i Ben Blushit është përkthyer në disa gjuhë të Evropës.

ben blushi otello arapi i vlores kine

Sondazh

Poll