Art&Argëtim

Përdhunimi i 11 vjeçares/ Dua Lipa ndan foto nga protesta: Rrugë të sigurta, mbrojtje për gratë dhe vajzat

Me anë të një postimin në "Instastory", ylli i popit ndan me miliona fansa që e ndjekin foto nga protesta e mbajtur në Prishtinë.

1 Shtator 2022, 20:40 Nga e.k
Përdhunimi i 11 vjeçares/ Dua Lipa ndan foto nga protesta:
Psmje nga protesta e organizuar në Prishtinë

KOSOVË- Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka reaguar sot në lidhje me rastin e rëndë të përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë.

Me anë të një postimin në "Instastory", ylli i popit ndan me miliona fansa që e ndjekin foto nga protesta e mbajtur në Prishtinë.

“Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Drejtësi”, “Rrugë të sigurta”, “Gra të armatosura”, thuhet në disa prej pankartave që protestueset mbajnë në dorë në foton e publikuar nga Dua Lipa.

Përdhunimi i 11 vjeçares/ Dua Lipa ndan foto nga protesta:

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

dua lipa protesta per perdhunimin e 11-vjecares

Sondazh

Poll