Art&Argëtim

Alex Rodriguez doli i humburi, ndarja me JLO i kushtoi aksionet e "Minnesota Timberwolves"

Ndarja e tyre jo vetëm që e dëmtoi lojtarin e bejsbollit, por bëri që ai të humbte një investim të madh.

1 Shtator 2022, 20:57 Nga k.m.
Alex Rodriguez doli i humburi, ndarja me JLO i kushtoi aksionet e
Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez

SHBA- Siç duket, ndarja e Alex Rodriguez nga Jennifer Lopez nuk ndikoi vetëm tek emocionet e tij, por edhe në jetën profesionale. Ish-çifti u nda në prill 2021, pas thashethemeve se lojtari i bejsbollit e kishte tradhtuar yllin latin.

Megjithatë, ndarja e tyre jo vetëm që e lëndoi Alex Rodriguez, por bëri që ai të humbte një investim të madh. Ai kishte lidhur një marrëveshje me miliarderin Mark Lohr, në mënyrë që ata të zotëronin bashkërisht ekipin e Minesota Timberëolves për 1.5 miliardë dollarë.Të dy partnerët do të jepnin gjysmën e parave, por Alex Rodriguez përfundimisht nuk arriti të depozitonte pjesën e tij. Për momentin ai ka vetëm një pjesë të vogël prej 7%, ndërsa Lohr ka 13%.

Sipas një burimi pranë tij në Neë York Post, kampioni i bejsbollit kishte lënë të kuptohej se JLo do të përfshihej në marrëveshje. Për këtë arsye, ajo u kujdes që të gjitha takimet lidhur me çështjen në fjalë të zhvilloheshin në shtëpinë e tyre të përbashkët, në mënyrë që ajo të shfaqej fizikisht dhe investitorët të kishin përshtypjen se ajo do të ishte në “ekuacion”. Por me ndarjen e tyre gjithçka u mbyll me aq! 

I humburi, në çdo aspekt doli Rodrigues!

alex rodriguez jennifer lopez

Sondazh

Poll