Art&Argëtim

Të përqafuar dhe shumë të afërt, Edon Zhegrova uron Loredanën për ditëlindjen: Gruaja më…

Mirëpo, vëmendje na tërhoqi ai i futbollistit të Kombëtares së Futbollit të Kosovës Edon Zhegrova me të cilin u përfol për një lidhje pak muaj më parë.

1 Shtator 2022, 21:37 Nga I.A
Të përqafuar dhe shumë të afërt, Edon Zhegrova uron
Edon Zhegrova dhe Loredana

Reperja e njohur shqiptare Loredana feston sot ditëlindjen. Ajo ka lindur më 1 shtator 1995 dhe bën sot 27 vjeç. Në këtë ditë të veçantë ajo ka marrë urime të shumta nga miq, familjarë dhe fansa.

Mirëpo, vëmendje na tërhoqi ai i futbollistit të Kombëtares së Futbollit të Kosovës Edon Zhegrova me të cilin u përfol për një lidhje pak muaj më parë. Edoni ka publikuar në Instagram disa foto të papublikuara më parë të tyre. Krah fotove ai shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gruaja më G(Gangsta) që njoh”, duke e shoqëruar me këngën ‘King Lori’.

Dhe në një foto tjetër shihet Loredana me bluzën e Edonit dhe dy duar rreth belit të saj por nuk dihet se kë po përqafon ajo. Postimi i yllit të Kombëtares Kosovare të Futbollit vjen pasi u raportua se ai është në një lidhje me reperen. Këtë herë polemikat nuk u krijuan nga mediat shqiptare por ato zvicerane.

Ishte një nga mediumet më të mëdha në Zvicër “Blick”, që publikoi një artikull dedikuar dy yjeve ku shkruante se ata kanë nisur një romancë. Shkak u bë një foto e përbashkët e tyre. Ndonëse nuk është një provë e mjaftueshme sepse ata nuk janë parë më herët bashkë, kjo nuk i ndaloi zërat edhe pse mund të kemi të bëjmë thjesht me një miqësi. Futbollisti 23-vjeçar jeton në Francë pasi vitin e kaluar u bë pjesë e Lille.

E kur asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende lidhur me atë që po përflitet, ky postim duket se i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Marrë nga PanoramaPlus

edon zhegrova loredana

Sondazh

Poll