Art&Argëtim

Përdhunimi i 11-vjeçare, Dafina Zeqiri përplaset me ish-menaxherin e Baba Stars: Dhunues grash

Gjithçka filloi pas një postimi të Zatriqit në Facebook, i cili i quajti hipokrita estradën, duke thënë se për një deklaratë të këngëtarit Butrint Imeri, nuk e hapën fare gojën.

1 Shtator 2022, 16:20 Nga I.A
Përdhunimi i 11-vjeçare, Dafina Zeqiri përplaset me
Dafina Zeqiri

KOSOVË- Këngëtarja, Dafina Zeqiri, dhe ish-menaxheri i “Baba Stars”, Drin Zatriqi, janë përplasur me njëri-tjetrin, pas reagimeve të këngëtares për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Gjithçka filloi pas një postimi të Zatriqit në Facebook, i cili i quajti hipokrita estradën, duke thënë se për një deklaratë të këngëtarit Butrint Imeri, nuk e hapën fare gojën.

“Veq ma hipokrita sidomos do të eatradës e mediat që sot po qesin lot krokodilli e para 3 vjete gojën se kanë qel për një rast nëse ju kujtohet që vet kolega i tyne e ka tregu në emisionin PRIVE!”, ka shkruar Zatriqi.

Pas këtij postimi të tij, ka reaguar këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila i ka thënë Zatriqit që ta mbyll gojën, dhe e ka akuzuar se ka rrahur një grua. Dafina po ashtu ka thënë se Zatriqi e ka kërcënuar dhe vetë atë.

“Drin Zatriqi mbylle gojën tëndë të fëlliqur Ti je njeri ma zi se krejt qka i permende! ëoman Beater! Abuzues! Hajn! Mos t’folim per sene tjera! Ti mu mki percjell mki krcnu e del knej han m***”, ka shkruar Dafina.

Përdhunimi i 11-vjeçare, Dafina Zeqiri përplaset me

Pas këtij postimi të Dafinës ka reaguar sërish  Zatriqi, i cili i ka kërkuar Dafinës që të tregojë se kënd e ka rrahur apo kujt i ka rënë shuplakë. Ai ka paralajmëruar edhe padi ndaj saj.

“Dafina Zeqiri ma paska qendise nje tëeet.  As nuk pe kuptoj bile pse… sidoqofte. E sfidoj per kete akuze!  Mpaska thon “ëoman beater” . Une pe pys publikisht me na e tregu me emer e mbiemer emrin e vajzes qe ajo mpaska akuzu… Ose shihem n’gjyq hajde duffy , tell us!”, ka shkruar Zatriqi.

Përdhunimi i 11-vjeçare, Dafina Zeqiri përplaset me

drin zatriqi dafina zeqiri perdhunohet 11-vjecarja ne kosove

Sondazh

Poll