Bota

Mësuesja e mbuluar përjashtohet nga shkolla në Suharekë, reagojnë deputetët e VV-së dhe PDK-së

Sipas mediave, Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Flamuri i Arbrit” ka vendosur që mësueses së lëndës së matematikës, Remize Lezi t’ia ndalojë ushtrimin e mësuesisë.

2 Shtator 2022, 10:23 Nga A.B
Mësuesja e mbuluar përjashtohet nga shkolla në Suharekë,
Grua e mbuluar

KOSOVË- Në Kosovë ka pasur reagime të shumta pas vendimit të marrë në një shkollë në Suharekë, duke përjashtuar nga sistemi arsimor një mësuese e cila ishte e mbuluar me shami. Ky vendim i marrë u shpërnda nga disa qytetarë në rrjetin social Facebook.

Sipas mediave, Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Flamuri i Arbrit” ka vendosur që mësueses së lëndës së matematikës, Remize Lezi t’ia ndalojë ushtrimin e mësuesisë. Raportohet se Lezi është mbuluar me shami pas 30 viteve punë si mësuese.

Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili ka thënë se ky është rasti kur ajo i sfidon të gjithë ata që thonë se janë kundër diskriminimit, që të reagojnë.

I sfidoj të gjitha ato që thonin se jam kundër çdo diskriminimi për vajzat dhe gratë +18, por assesi nën 18 vjeç, persona jomadhor apo fëmijë. (Kur vjen fjala te shamia dhe liritë fetare). Ja ku e keni rastin që është rast që ngërthen në vete të drejtën e punës, të drejtat e njeriut, shanset e barabarta dhe barazinë gjinore. Hajde të shohim për të satën herë me rradhë sa të njëmendta ishin deklaratat e juaja”, ka shkruar ajo.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka thënë se dokumenti i lëshuar nga këshilli shkollës së sipërpërmendur, nuk ka asnjë vlerë.“Ky dokument juridikisht nuk ka asnjë vlerë. As drejtori, e as Këshilli Drejtues i shkollës nuk mundet me largu prej pune asnjë mësimdhënës. Drejtoria e arsimit është përgjegjëse për pranimin dhe largimin nga puna të mësimdhënësve. Për më tepër, cenimi i të drejtave të dikujt, duke vepruar jashtë kompetencave zyrtare, është vepër penale”, ka shkruar ai.

perjashtohet mesuesja me shami ne kosove kosove remize lezi

Sondazh

Poll