Sport

Ja nga sa kanë shpenzuar pesë ligat kryesore europiane në tregun e verës...

Premier League dominon qartësisht në ‘klasifikimin’ e investimeve

2 Shtator 2022, 13:13 Nga DOSJA
Ja nga sa kanë shpenzuar pesë ligat kryesore europiane në tregun
Wesley Fofana, lojtari i ri i Chelseas

ANGLI - Me merkaton e transferimeve, të mbyllur me çmendurinë e ditës së fundit, është koha për të bërë edhe një bilanc, se si kanë shkuar shpenzimet në secilën nga pesë ligat kryesore europiane. Ashtu siç pritej, Premier League dominon deri tani.

1. Premier League: 2.208 milionë euro

Nuk ka asnjë ligë tjetër që arrin gjysmën e asaj që është shpenzuar në Premier League.  Në fakt, një pjesë e madhe e transfertave në ligën angleze nxjerrin një aromë të caktuar mbiçmimi. Më i shtrenjti ka qenë ai i Antony, për të cilin Manchester United ka paguar 95 milionë euro. 

Ja nga sa kanë shpenzuar pesë ligat kryesore europiane në tregun

2. Seria A: 749 milionë euro

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon nuk është La Liga që është në vendin e dytë. Këtë vend e zë Seria A italiane, edhe pse blerja më e shtrenjta është ajo e Bremerit, për të cilën Juventusi i ka paguar 41 milionë Torinos. Gjëja ka qenë shumë e shpërndarë.

Ja nga sa kanë shpenzuar pesë ligat kryesore europiane në tregun

3. Ligue 1: 558 milionë euro

Me ndikimin e pamohueshëm të Paris Saint-Germain, liga franceze pozicionohet përpara asaj spanjole dhe gjermane. Në këtë rast, Vitinha është në krye të blerjeve më të shtrenjta, për 41.5 milionë që ka paguar PSG.

Ja nga sa kanë shpenzuar pesë ligat kryesore europiane në tregun

4. La Liga: 505 milionë euro

Larg shpenzimeve të viteve të tjera dhe pavarësisht aktivitetit intensiv të Barcelonës, La Liga nuk hyn në podiumin e shpenzimeve. Nënshkrimi më i shtrenjtë ka qenë ai i Aurélien Tchouameni dhe 80 milionët e paguar nga Madridi te Monaco.

Ja nga sa kanë shpenzuar pesë ligat kryesore europiane në tregun

5. Bundesliga: 484 milionë euro

Edhe pse jo shumë, liga gjermane mbetet në fund të këtij klasifikimi të shpenzimeve. Blerja më e madhe ka qenë ajo e Bayernit kur nënshkroi Matthijs De Ligt në këmbim të 67 milionë eurove.

Ja nga sa kanë shpenzuar pesë ligat kryesore europiane në tregun

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll