Sport

Premier League investon një mal me para, më shumë se 2.200 milionë euro, për t’i treguar ‘muskujt’ e futbollit Europës…

Kampionati anglez kaloi shifrat e mëparshme të 2.178 milionëve (rekord më 2017-18) me Chelsean (279) dhe United (238) si skuadrat që shpenzuan më tepër.

2 Shtator 2022, 10:26 Nga DOSJA

Premier League investon një mal me para, më shumë se 2.200

ANGLI - As pandemia dhe as Brexit nuk i kanë 'ngadalësuar' shpenzimet në tregun e Premier League. Në verën, në të cilën 'normaliteti' u rikthye, liga angleze, e etur për nënshkrime dhe me një portofol plot miliona nga e drejta televizive (rreth 3.000 euro u shpërndanë mes 20 klubeve të saj në 2021-2022), fshiu të gjitha rekordet. Për momentin  tavani shënon më shumë se 2.200 milionë gjatë kësaj dritareje verore.

Disa të dhëna tregojnë edhe muskujt e 'futbollit'. Nga 10 skuadrat, që kanë investuar më shumë për futbollistë gjatë kësaj merkatoje verore, shtatë janë angleze: Chelsea (279 milionë), Manchester United (238), West Ham (182), Tottenham (170), Nottingham Forest (162), Manchester City (139) dhe Wolverhampton (137).

Vetëm Barcelona (153), PSG (147.5) dhe Bayern Munich (137.5) hyjnë në këtë listë. Dhe tre ekipe të tjera angleze (Newcastle, Arsenal dhe Leeds) i kaluan gjithashtu 100 milionët, me respektivisht 136, 132 dhe 105.6 milionë.

Në këtë treg, disa ekipe, kanë bërë blerjet më të shtrenjtë në historinë e tyre. Isak (Newcastle, 70 milionë), Gibbs-White (Nottingham Forest, 29.5), Lewis-Potter (Brentford, 19), Aaronson (Leeds, 32.8), Nunes (45, Wolverhampton) dhe Paquetá (West Ham, 43) kanë 'thyer’ kasafortat. Por Nottingham Forest është një rast unik: ata kanë nënshkruar me 21 lojtarë!

Pesë blerjet më të shtrenjta në Premierligë:

Antony (Manchester United): 100 milionë euro

Fofana (Chelsea): 80.4 milionë euro

Darwin Núñez (Liverpool): 75 milionë euro

Casemiro (Manchester United): 70 milionë euro

Isak (Newcastle): 70 milionë euro

Premier League, duke iu referuar shifrave të ‘transfermarkt’ tregoi edhe një herë se nuk ka rival. Kështu ka qenë në dekadën e fundit dhe gjërat kështu po vazhdojnë. Futbolli i ishullit i tregon ‘muskujt’ Europës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll