Sport

‘Tregëtarët’ e Ajax shpenzuan 47 mln. për pesë lojtarë, që tani i shitën 215 milionë!...

Klubi i Amsterdamit në Holandë prej kohësh është shembulli më i mirë i politikës së transfertave "blej lire dhe shit shtrenjtë”.

2 Shtator 2022, 10:47 Nga DOSJA

‘Tregëtarët’ e Ajax shpenzuan 47 mln. për pesë

HOLANDE - Vendi i tulipanëve, veçantërisht Ajax prej kohësh futbollin e ka kthyer në një biznes fitimprurës. Këtë verë, ‘Harkëtarët’ e Amsterdamit realizuan një fitim prej 168 milionë eurosh nga shitja e pesë futbollistë.

Braziliani Antony, Lisandro Martinez, Sebastian Haller, Ryan Gravenberch dhe Perr Schuurs, të cilët u shitën për një shumë totale prej 215.5 milionë euro. Ky lajm është mjaft befasues, por më shumë mbresëlënës është fakti, që këta pesë lojtarë Ajax i kishte blerë për një shumë prej 47.5 milionë eurosh.

Ja dhe dhe ‘fatura’ e secilit prej tyre:

Antony: Erdhi për 16 milionë euro nga Sao Paulo, u largua për 100 milionë euro te Manchester United.

Lisandro Martinez: Erdhi për 7 milionë euro nga Defensa&Justicia, iku për 57 milionë euro te Manchester United.

Sebastian Haller: Erdhi për 22.5 milionë euro nga West Ham, u largua për 31 milionë euro te Borussia Dortmund.

Ryan Gravenberch: Erdhi nga sistemi i të rinjve, iku për 18.5 milionë euro te Bayern Munich.

Perr Schuurs: Erdhi për 2 milionë euro nga Fortune Sittard, u largua për 9 milionë euro te Torino.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll