Sport

Në shenjë proteste! Ukrainasja Kostyuk nuk i jep dorën bjelloruses Azarenka…

Ajo vetëm bëri një prekje të raketës: “Unë nuk njoh askënd, që ka dënuar publikisht luftën dhe veprimet e qeverisë së tyre”

2 Shtator 2022, 12:16 Nga DOSJA

Në shenjë proteste! Ukrainasja Kostyuk nuk i jep dorën

SHBA - Ukrainasja Marta Kostyuk nuk pranoi t'i jepte dorën bjelloruses Victoria Azarenka dhe zgjodhi vetëm një prekje të raketës në rrjetë, pas përfundimit të ndeshjes mes të dyjave në raundin e dytë të ‘US Open’.

Kostyuk, e cila humbi ndeshjen 6-2, 6-3, tha më vonë në një konferencë për shtyp se "ishte vetëm zgjedhja ime. Unë nuk njoh askënd, që ka dënuar publikisht luftën dhe veprimet e qeverisë së tyre, kështu që unë nuk nuk e ndjej kush mund ta mbështesë këtë."

Ajo e vlerësoi lojën e rivales së saj. "Kemi pasur një ndeshje të shkëlqyer, mos më keqkuptoni. Ajo është një konkurrente e madhe, e respektoj si sportiste, por kjo nuk ka të bëjë me të si qenie njerëzore".

Ishte hera e parë që dy lojtaret takoheshin që nga pushtimi rus i Ukrainës, e cila është mbështetur nga Bjellorusia. Duhet mbajtur mend se Kostyuk ka qenë një nga lojtarët më kritike ukrainas të kolegëve të saj që nga fillimi i pushtimit, sepse ajo beson se ata nuk kanë folur mjaftueshëm kundër luftës.

Në mars, Azarenka lëshoi ​​një deklaratë në mediat sociale duke uruar që lufta të përfundonte, por ajo dhe shumica e lojtarëve rusë dhe bjellorusë, nuk i kanë kritikuar publikisht veprimet e autoriteteve të tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll