Sport

Milani i vendos çmimin, Leao kalon te Chelsea vetëm për shifrën rekord…

Anësori kuqezi, Rafel Leao, në janar do të kalojë te ‘blutë’ e Londrës, nëse ata do të ofrojnë shifrën prej 150 milionë euro. Chelsea ka zënë radhën…

2 Shtator 2022, 11:52 Nga DOSJA

Milani i vendos çmimin, Leao kalon te Chelsea vetëm për

ITALI - Rafael Leao ishte njëri nga lojtarët më të përfolur në javët e fundit të merkatos së verës. Portugezi ishte në shënjestrën e Chelseas dhe ‘blutë’ e Londrës bënë disa përpjekje për transferimin e tij në ‘Stamford Bridge’.

Edhe pse tani merkatoja e verës është mbyllur, Chelsea nuk kanë hequr dorë nga transferimi i Leaos dhe ka zënë radhën, duke synuar transferimin e 23-vjeçarit në merkaton e janarit.

'Calcio Mercato', shkruan se drejtuesit e rinj të kampionëve kuqezinj të Milanit janë të gatshëm të heqin dorë nga Leao në janar, vetëm në rast se Chelsea bën një ofertë prej 150 milionë eurove.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll