Sport

Chelsea, 'kampionë' të merkatos në Premier League… Blutë e Londrës mbyllin 'dyert'

Zvicerani Denis Zakarias, i fundit, vjen si huazim nga Juventusi, me të drejtë blerjeje

2 Shtator 2022, 07:59 Nga DOSJA

Chelsea, 'kampionë' të merkatos në Premier

ANGLI - Pasi njoftoi nënshkrimin e Aubameyang në agim, Chelsea nuk mbaroi me kaq. Disa minuta më vonë, ajo zyrtarizoi përfundimin e kontratës së Marcos Alonsos për të nënshkruar për Barcelonën dhe gjithashtu përfshirjen në radhët e saj të Denis Zakarias si i huazuar.

Mesfushori zviceran, i cili kishte nënshkruar me Juven në merkaton e fundit të dimrit, arrin në formë huazimi në Premier League dhe Chelsea do të ketë një opsion blerjeje për të në fund të sezonit.

Zakaria kompleton një ekip të përforcuar pa mëshirë nga Todd Boehly, i cili ka ‘gërvishtur’ mirë xhepin. Chelsea, me 279 milionë, është skuadra në Premier që ka shpenzuar më shumë para në këtë merkato.

Lojtari i kombëtares së Zvicrës provon fatin në Angli për të rikuperuar futbollin që shkëlqeu në Gjermani me Borussia MG, diçka që nuk ka mundur ta bëjë në Itali.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll