Aktualitet

VD- Tre orë kërkime! Gjendet çifti gjerman në Karaburu, shoqërohen nga forvat Delta

Menjëherë pas dhënies së sinjalit "SOS", ka nisur operacioni për shpëtimin e tyre.

1 Shtator 2022, 17:12 Nga k.m.
VD- Tre orë kërkime! Gjendet çifti gjerman në Karaburu,
Foto ilustruese

VLORË- Një çift gjerman, i cili kishte humbur në Gjirin e Karaburunit, është gjetur pas tre orësh. Menjëherë pas dhënies së sinjalit "SOS", nisi dhe operacioni për shpëtimin e tyre. Delta Force dhe punonjës të ADZM nisen në kërkim të tyre nga toka dhe nga deti, duke i pikasur në vendin e njohur si Gjiri i Anglezit. 

Ata janë gjetur fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë shoqëruar nga forcat Delta në ambientet e këtij reparti.

humb cifti gjerman ne vlore vlore

Sondazh

Poll