Aktualitet

Dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike, gjendet e pajetë 71-vjeçarja në Berat

Gjendet e pajetë e moshuara në Berat. Familjarët ishin ata që gjetën trupin e pajetë brenda banesës në fshatin Goriçan.

1 Shtator 2022, 11:11 Nga A.B
Dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike, gjendet e pajetë
Ambulance

BERAT- Një 71-vjeçare është gjetur e pajetë brenda ambienteve të banesës së saj në fshatin Goriçan. Policia informon se e moshuara është gjetur pa shenja jete nga të afërmit e saj. Paraprakisht dyshohet se gruaja me inicialet SH.D, mund të ketë humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth mesnatës, në fshatin Goriçan, është gjetur nga të afërmit e saj, në banesë, pa shenja jete, shtetasja Sh.D., 71 vjeçe, e cila dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vdes 71-vjecarja ne berat berat

Sondazh

Poll