Bota

Situata e arsimit në Kosovë, juristi Miftaraj: Sindikata dhe qeveria po luftojnë njëra-tjetrën në kurriz të nxënësve

Sipas juristit Ehat Miftaraj tha se 1 shtatori do të duhej të ishte ditë e veçantë, ditë feste për mijëra nxënës të cilët për herë të parë do të uleshin në bankat shkollore.

1 Shtator 2022, 11:29 Nga d.a.
Situata e arsimit në Kosovë, juristi Miftaraj: Sindikata dhe qeveria
Ehat Miftaraj

KOSOVË- Sot duhej të fillonte si çdo vit procesi mësimor në Kosovë mirëpo shumica e shkollave nuk i kanë hapur dyert për të nisur procesin mësimor.

Sipas juristit Ehat Miftaraj tha se 1 shtatori do të duhej të ishte ditë e veçantë, ditë feste për mijëra nxënës të cilët për herë të parë do të uleshin në bankat shkollore.

“1 shtatori është ditë e veçantë për dhjetëra mijëra nxënes që kthehen nga pushimi veror dhe me padurim presin ti takojnë shoqet/shokët e klasës, mësueset/mësuesin. 1 shtatori në Kosovë është kthyer në makth për nxënësit, prindërit, mësuesit në vitet e fundit.  1 shtatori nga ditë feste është kthyer në fushë betejë mes sindikatës dhe qeverisë”, ka shkruar ai.

Miftaraj ka shkruar se “interesi më i mirë i fëmijës, është e drejta në shkollim, edukim, e drejta e patjetërsueshme që me 1 shtator të jenë në bankat e shkollës”.

Sindikata dhe qeveria po e luftojnë njëra tjetrën duke vënë nxënësit në mes. Pak ka rëndësi se kush e ka mirë e kush e ka keq, kush është fajtor apo i pafajshëm. Asnjëra palë nuk po e trajton me seriozitet interesin e fëmijëve. Dialogu në distancë sindikatë-qeveri, edhe këtë vit i vendosi fëmijët në plan të dytë, i la jetim, pa mbrojtje. Edhe këtë vit femijet po e paguajne faturen e jo kompetences se qeverise dhe sindikatës”, ka shkruar ai.

ehat miftaraj greva e arsimtareve ne kosove

Sondazh

Poll