Bota

Lista Serbe sulmon ashpër Sveçlën: Radoiçiçi të është bërë obsesion, ne do ta mbështesim gjithmonë

Lista Serbe theksoi se ajo do të vazhdojë t’i japë mbështetje nënkryetarit të saj Radoçiç duke u shprehur se kërcënimet e Sveçlës janë pasqyrim i dobësisë që ka ministri në lidhje me mbështetjen e tij në veri të Kosovës.

1 Shtator 2022, 11:15 Nga d.a.
Lista Serbe sulmon ashpër Sveçlën: Radoiçiçi
Lista serbe

KOSOVË- Lista Serbe i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla në lidhje me Milan Radoiçiç ku sipas tyre i është bërë “obsesion”.

Ditën e djeshme ministri Sveçla ka thënë se një ditë Milan Radoiçiç do të kapet dhe sipas tij për këtë arsye ai do ti rrallojë vizitat në Kosovë.

“Radoiçiçdo t’i bëjë më të rralla vizitat në Kosovë sepse do të vijë momenti që do të arrestohet nga policia e Kosovës dhe do të përgjigjet për të gjitha krimet për të cilat dyshohet”, ka thënë Sveçla.

Lista Serbe theksoi se ajo do të vazhdojë t’i japë mbështetje nënkryetarit të saj Radoçiç duke u shprehur se kërcënimet e Sveçlës janë pasqyrim i dobësisë që ka ministri në lidhje me mbështetjen e tij në veri të Kosovës.

Kërcënimet që ministri i brendshëm Xhelal Sveçla i dërgon nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, janë pasqyrim i dobësisë dhe pafuqisë që ndjen Sveçla në lidhje me respektin dhe mbështetjen që serbët në veri i japin”, thuhet nga kjo parti.

Sipas po kësaj partie, ministri i mbrojtjes i Republikës së Kosovës shkon në Veri “i fshehur” e me “xhipa të ngjyrosur”.

“Sveçla dhe forcat e tij speciale janë thjesht mysafirë të paftuar dhe të padëshiruar, të cilët janë të guximshëm vetëm ndaj qytetarëve të paarmatosur, grave dhe fëmijëve”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

milan radoiçiç lista serbe xhelal sveçla

Sondazh

Poll