Bota

“Racizmi, shpifje kundër të bardhëve”, James Owens cilësohet si YouTuber-i më racist në Britani

James ‘Ayatollah’ Owens është cilësuar si YouTuber-i më racist në Britani. Revista The Times shkruan se ai ka përdorur eufemizma dhe fjalë kodike për të mashtruar inteligjencën e YouTube.

1 Shtator 2022, 10:38 Nga s.s
“Racizmi, shpifje kundër të bardhëve”, James Owens
James ‘Ayatollah’ Owens

BRITANI- I diplomuar në gazetari, 37 vjeçari, James ‘Ayatollah’ Owens është cilësuar si YouTuber-i më racist në Britani. Revista The Times shkruan se ai ka përdorur eufemizma dhe fjalë kodike për të mashtruar inteligjencën e gjigantit të teknologjisë. Owens i cili është një neo-nazist sulmon pamëshirshëm hebrenjtë edhe njerëzit me ngjyrë në transmetimet e tij, por rrallë i përmend me emër pakicat etnike për të zvogëluar rrezikun e ndalimit për urrejtje racore, shkruan më tej The Times. Ai përdor shprehje të tilla si “njerëz që duken të bardhë, por nuk janë” ose flet për “negrofili” kur prezanton një diskutim që denoncon njerëzit me ngjyrë.

Hitlerit ai i referohet si “xhaxhai ynë”. Ai u thotë njerëzve përmes videove në YouTube se Britania do të ishte më mirë nëse do të kishte humbur Luftën e Dytë Botërore. Një zëdhënës i Red Flare, një kolektiv kundër të djathtës ekstreme që monitoron ekstremistët, tha se Owens “është YouTuber-i më racist në Britani. Ai është demaskuar sot nga revista The Times, pavarësisht përpjekjeve të tij për t’u fshehur duke përdorur emrin e koduar “Ayatollah”, një foto profili fals dhe një theks të rremë, raporton The Times.

Owens u gjurmua pas disa gabimeve të bëra nga ana e tij në kanalin e tij YouTube. Gjithashtu pamja e tij u bë e njohur kur ai u identifikua si Ayatollah për një të infiltruar në një ngjarje neo-naziste. Revista The Times përdori teknologjinë e njohjes dixhitale për të treguar se zëri i vërtetë i Oëens përputhej me Ajatollah. Oëens ka përdorur YouTube për të arritur një bazë globale fansash, duke arritur deri në 414 mijë shikime në më shumë se një vit shfaqjesh në kanalin e tij “Tollahvision The Ayatollah”.

Ai përdor kanalin e tij në YouTube për të rekrutuar aktivistë për lëvizjen e ekstremit të djathtë, Alternativa Patriotike, e themeluar nga Mark Collett, 41 vjeç, një entuziast nazist që dikur drejtonte seksionin e të rinjve të Partisë Kombëtare Britanike. Një tjetër aktivist i shquar në Alternativën Patriotike, Kris Kearns, 37 vjeç, po përballet me ekstradimin nga Spanja dhe deri në 15 vjet burg me akuza për terrorizëm për gjoja inkurajimin e dhunës ndaj njerëzve jo të bardhë. Avokatët e Kearns thonë se nuk ka asnjë provë kundër tij.

Gjithashtu në një intervistë për The Times tha: “Unë përdor YouTube për të komunikuar, argëtuar dhe shpresoj të ngre shpirtin e njerëzve të tjerë të bardhë që nuk janë në përputhje, me të cilin dua të them të bardhët që refuzojnë abuzimin psikologjik, shpronësimin dhe poshtërimin e të tashmes, kundër të bardhëve. Unë e kundërshtoj plotësisht konceptin e ‘racizmit’. Është thjeshtë një shpifje kundër të bardhëve dhe një armë abuzimi masiv psikologjik i krijuar dhe përdorur për t’i mbajtur njerëzit e bardhë të mendojnë dhe të veprojnë në interesat tona, ndërkohë që sovraniteti dhe atdheu ynë na hiqet".

britani youtuber james ‘ayatollah’ owens youtube

Sondazh

Poll