Bota

Përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, Kurti: U qoftë e mbarë rruga e diturisë!

Kurti theksoi se fati i shkollës shqiptare ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e kombit, sipas tij, raporti në mes të gjuhës dhe kombit është historik.

1 Shtator 2022, 10:34 Nga A.B
Përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri,
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se abetarja e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë është një vazhdim i punës së të parëve për gjuhën shqipe. Gjatë ceremonisë e përurimit të abetares në Gjakovë, Kurti theksoi se fati i shkollës shqiptare ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e kombit, sipas tij, raporti në mes të gjuhës dhe kombit është historik.

“Nëpërmjet gjuhës është mësuar në mënyrë të drejt dashuria për kombin, sot në gjirin e barazisë dhe lirisë, kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me abetaren e përbashkët unike, kështu po materializohet frymëzimi i trashëguar ndër breza që na ka mbajtur të lidhur gjithmonë. Në ditë si këto duhet kujtuar puna dhe sakrifica e të gjithë atdhetarëve, intelektualëve, albanologëve, mësimdhënësve, studiuesve,kontribuuesve të parezervë, burrave dhe grave që e ruajtën gjuhën shqipe në kohët më të vështira e ruajtën pasurinë tonë të përbashkët. Jam i lumtur që andaj sot e kemi në duar këtë abetare për të cilën u zotuam me marrëveshjen e përbashkët nga mbledhja e dy qeverive tona U qoftë e mbarë rruga e diturisë”,ka thënë Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll