Bota

Pas një beteje me kancerin, vdes në moshën 66-vjeçare prezantuesi i “BBC Breakfast”

Prezantuesi i BBC Breakfast, Bill Turnbull, ka humbur jetën në moshën 66-vjeçare pas një beteje me kancerin.

1 Shtator 2022, 10:29 Nga s.s
Pas një beteje me kancerin, vdes në moshën 66-vjeçare
Bill Turnbull

BRITANI- Pas një beteje me kancerin, prezantuesi i BBC Breakfast, Bill Turnbull, ka humbur jetën në moshën 66-vjeçare.

Në vitin 2018, prezantuesi u diagnostikua me kancer në prostatë duke e detyruar atë të largohej përkohësisht nga emisioni i radios Classic FM, raporton BBC.

Familja e tij ka deklaruar: “Pas një lufte sfiduese dhe të përkushtuar kundër kancerit të prostatës, Bill ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij në Suffolk i rrethuar nga familja e tij të mërkurën, 31 gusht. Bill u diagnostikua në vitin 2018 dhe ka pasur kujdes të jashtëzakonshëm mjekësor nga Spitalet Royal Marsden dhe Ipsëich, St Elizabeth Hospice dhe mjeku i tij i përgjithshëm. Ai do të mbahet mend nga shumë njerëz si një transmetues i jashtëzakonshëm që solli ngrohtësi dhe humor në shtëpitë e njerëzve në BBC Breakfast dhe Classic FM. Bill ishte gjithashtu një bashkëshort dhe baba i mrekullueshëm për tre fëmijët e tij, familjes dhe miqve të tij do t’i mungojë se si ai i bënte gjithmonë të qeshin”.

vdes ne moshen 66 vjecare prezantues bbc bill turnbull

Sondazh

Poll