Bota

Arsimtarët respektojnë grevën e thirrur nga sindikata, asnjë shkollë në Prishtinë nuk ka filluar procesin mësimor

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati e cila është shprehur se në kryeqytet deri më tani nuk është paraqitur asnjë arsimtar në dyert e shkollave.

1 Shtator 2022, 10:57 Nga d.a.
Arsimtarët respektojnë grevën e thirrur nga sindikata, asnjë
Klase shkolle

KOSOVË- Ashtu siç pritej deri më tani asnjë shkollë në Prishtinë nuk ka nisur procesin e mësimit shkollor pas situatës kaotike mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ( SBAShK ) dhe qeverisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati e cila është shprehur se në kryeqytet deri më tani nuk është paraqitur asnjë arsimtar në dyert e shkollave.

Edhe nga ajo që ekipet e KosovaPress-it kanë parë në teren, shkollat janë duke e respektuar vendimin e SBASHK-ut për mbajtjen e një greve.

Greva ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro deri në Ligjin për Paga.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti nuk ka patur asnjë reagim zyrtar.

greva e arsimtareve ne kosove besianë musmurati

Sondazh

Poll