Bota

Nis sot Samiti i Open Balkan në Beograd, publikohet axhenda zyrtare

Nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur dhe pas tij në orën 13:05 do të ketë një konferencë për shtyp të liderëve.

1 Shtator 2022, 10:21 Nga d.a.
Nis sot Samiti i Open Balkan në Beograd, publikohet axhenda zyrtare
lideret e open ballkan

SERBI- Sot dhe nesër do të mbahet në Serbi samiti i rradhës “Ballkani i hapur”, ku pritet të të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, me qëllim që të mos përsëritet më situata që për shkak të luftës në Ukrainë.

Nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur dhe pas tij në orën 13:05 do të ketë një konferencë për shtyp të liderëve.

Mësohet se krahas liderëve të vendeve që e kanë krijuar këtë nismë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin në Beograd do të marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministri e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Ashtu si në takimin e fundit të nismë, të mbajtur në Ohër në qershor, të pranishëm do të jenë kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnjë-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.

Agjenda e Ballkanit të Hapur

Dita e parë

12.55 – Mbërritja e Ramës në panair ku do të mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë​

13.00 – Ceremonia e hapjes së Panairit të Verës nga Open Balkan

Fjalët hapëse në panair e liderëve (5 min)

19.45 – Nisja e Kryeministrit me automjet drejt Presidencës së Republikës së Serbisë

Dita e dytë

09.50 – Mbërritja në samit

09.55 – Foto familjare e liderëve

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”

11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan

12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan

13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve

open balkan ne beograd

Sondazh

Poll