Aktualitet

EMRI/ E "tradhtuan" gjurmët e gishtave, lihet në burg shqiptari që mbushi me drogë Britaninë dhe Irlandën

Klinton Hysa u la në burg me vendim të Gjykatës së Lartë e Irlandës së Veriut. Ai dyshohet gjithashtu se ka gisht edhe në një prej fermave më të mëdha të kanabisit në Irlandën e Veriut, me një vlerë prej 200 mijë paundësh.

31 Gusht 2022, 18:15 Nga e.k
EMRI/ E "tradhtuan" gjurmët e gishtave, lihet në burg
Foto ilustruese

IRLANDË E VERIUT- Një 27 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë irlandeze pasi u kap në një fermë kanabisi në Angli. 

Klinton Hysa u la në burg me vendim të Gjykatës së Lartë e Irlandës së Veriut. Ai dyshohet gjithashtu se ka gisht edhe në një prej fermave më të mëdha të kanabisit në Irlandën e Veriut, me një vlerë prej 200 mijë paundësh.

Kështu ai është transferuar nga Britania e Madhe drejt Irlandës së Veriut. Gjykata e Belfastit refuzoi lirimin me kusht të shqiptarit pasi i druhet arratisjes së tij nga vendi. Sipas dosjes së prokurorisë Hysën e kanë "tradhtuar" gjurmët e gishtave të cilat iu gjetën në radiatorët e përdorur për energjinë elektrike që shërbente për rritjen e bimëve narkotike.

Hysa u ndalua më 9 gusht në Britaninë e Madhe dhe u transferua në Irlandën e Veriut ku u mor në pyetje nga drejtësia irlandeze.

Ndërkohë, Michael Boyd, avokati mbrojtës i 27-vjeçarit shqiptar theksoi në gjykatë se klienti i tij vjen herë pas herë në Irlandën e Veriut ku punon si dekorues i pronave të ndryshme. Por gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt duke qenë se kishte prova të forta kundër Hysës.

“Sasia e kanabisit që u gjet në këtë vend është jashtëzakonisht e madhe. Nëse e lëmë të lirë me kusht ai arratiset”, ka deklaruar gjykatësi. Për këtë arsye, Hysa është lënë në burg deri në pritje të një vendimi të dytë.

policia irlandeze klinton hysa

Sondazh

Poll