Politike

"Marrëzi pa fund", rihapja e basteve online, ironizon Braçe: Të njëjtët palaço që kanë marrë peng sportin, sot flasin për të

Braçe shkruan se nga "Fundi i Marrëzisë" kjo çështje u kthye në një "Marrëzi pa fund" ku nuk munguan as akuzat për drejtuesit e lartë të sportit në vend. Sipas deputetit socialist të njëjtët palaço që kanë marrë peng sportin sot flasin për sportin.

31 Gusht 2022, 14:33 Nga e.k
"Marrëzi pa fund", rihapja e basteve online, ironizon
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë me një reagim ditën e sotme pas diskutimit të zhvilluar nga kryeministri, Edi Rama lidhur me hapjen dhe lejimin e basteve online.

Braçe shkruan se nga "Fundi i Marrëzisë" kjo çështje u kthye në një "Marrëzi pa fund" ku nuk munguan as akuzat për drejtuesit e lartë të sportit në vend. Sipas deputetit socialist të njëjtët palaço që kanë marrë peng sportin sot flasin për sportin.

"NGA “FUNDI I MARREZISE” TEK “MARREZIA PA FUND”, te njejtet njerez- te njejtet usheheqes, te njejtet vendimmarres; Por edhe te njejtet palaco qe kane marre peng sportin, flasin ne emer te sportit dhe perdorin sportin per BASTET E TYRE!”, shkruan Braçe.

erion brace

Sondazh

Poll