Bota

VIDEO/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në kryeministri, policia e Kosovës krijon kordonin e sigurisë

Ata kanë krijuar një kordon sigurie duke bllokuar dyert e kryeministrisë pasi disa protestues kanë tentuar disa herë për të hyrë në ambjentet e brendshme.

31 Gusht 2022, 14:01 Nga d.a.

VIDEO/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në kryeministri,

KOSOVË- Policia e Kosovës është vendosur para godinës së kryeministrisë ku për momentin ndodhen protestuesit të cilët kërkojnë drejtësi për përdhunimin e 11-vjeçares nga 5 burra.

Ata kanë krijuar një kordon sigurie duke bllokuar dyert e kryeministrisë pasi disa protestues kanë tentuar disa herë për të hyrë në ambjentet e brendshme.

Protestuesit kanë gjuajtur me bojë të kuqe në objektin e Qeverisë si edhe para Ministrisë së Shëndetësisë. Më pas protestuesit u qetësuan dhe vendosën të ulën aty pranë policëve. Ata po kërkojnë drejtësi për dhunimin makabër të 11 vjeçares nga  pesë persona në Prishtinë. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

protesta per perdhunimin e 11-vjecares perdhunohet 11-vjecarja ne kosove

Sondazh

Poll