Një fëmijë 20 muajsh humbi jetën në Spanjë pasi u godit në kokë nga breshëri
Bresher ne Spanje SPANJË- Një foshnjë 20 muajshe ka humbur jetën në Spanjë pasi u godit në kokë nga bresh...
Grupi parlamentar unionist në Bundestag bën thirrje për një rritje të mëtejshme të investimeve për Forcat e Armatosura gjermane dhe për mbrojtjen.
GJERMANI- "Bundeswehr-i duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur për t'u bërë forca e armatosur konvencionale më e fuqishme e partnerëve evropianë të NATO-s", thuhet ndër të tjera në një dokument, në të cilin grupi parlamentar i partive unioniste përcakton linjat e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes. Për këtë temë informon sot revista e njohur Spiegel. Kryesia e grupit parlamentar pritet ta miratojë këtë dokument gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në fundjavë.
Sipas dokumentit, grupi parlamentar CDU/CSU vlerëson se fondi i posaçëm prej 100 miliardë eurosh i vendosur për ushtrinë gjermane nuk është i mjaftueshëm. Qeveria federale, megjithë këtë, nuk arrin të "investojë në mbrojtje më shumë se dy përqind të produktit të brendshëm bruto të premtuar", shkruhet në dokumentin e partive konservatore.
Ne kemi nevojë për një rritje afatgjatë të buxhetit të mbrojtjes. "Vetëm kështu mund të vazhdohen investimet e nevojshme në Bundeswehr, edhe pas përfundimit të fondit të posaçëm. Kancelari më në fund duhet të ndjekë me vepra deklarimet e tij dhe marrëveshjet tona të përbashkëta", shkruhet në dokument.
Armë të rënda nga Bundeswehr-i për Ukrainën
Përveç rritjes së buxhetit të mbrojtjes, CDU dhe CSU duan gjithashtu të angazhohen për dërgimin e "sistemeve moderne të armëve" në Ukrainë. "Deri tani, projekti rrethor i shkëmbimit të armëve mezi ka kaluar përtej fazës së shpalljes dhe ka shkaktuar zhgënjim dhe hidhërim midis aleatëve tanë." Mbi të gjitha, tani është e nevojshme të bëhen furnizime me "pajisje të rënda të ushtrisë gjermane që nuk nevojiten urgjentisht në plan afatshkurtër dhe afatmesëm". Përveç kësaj, industria duhet të lejohet "të jetë në gjendje të eksportojë pajisje të rënda nga stoku i saj", thuhet në dokument./DW/
Bresher ne Spanje SPANJË- Një foshnjë 20 muajshe ka humbur jetën në Spanjë pasi u godit në kokë nga bresh...
termet ne Greqi GREQI- Një tërmet i dyfishtë i fortë ka ndodhur pak më parë në ishullin e Samos me një diferen...
protesta ne Prishtine KOSOVË- Ka nisur pak minuta më parë në Prishtinë protesta e paralajmëruar kundër përdhunimit ...
Gorbaçov RUSI- Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, vdiq në moshën 91-vjeçare. Nga spitali ku po trajtohej, thanë se ai "vu...
Trupi i gjetur ne Itali ITALI- Një trup i djegur është gjetur në bagazhin e një makine të djegur pranë Brescia t&eu...
Gorbachev dhe Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha në një telegram ngushëllimi të dërguar sot se Mihail Gorba&c...
tensionet Tajvan-Kine TAJVAN- Tajvani ka lëshuar të shtëna paralajmëruese për herë të parë për të larguar...
foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Sot në Shkup në orën 17:00, në sheshin Skënderbeu pritet të mbahet protestë nën...
Lavrov dhe Vulin SERBI- Zëvendëskryeministrja e Serbisë Zorana Mihajloviç tha sot se deklarata e shefit të diplomacisë ruse...
Te dhenat KOSOVË- Vetëm gjatë këtyre shtatë muajve, janë raportuar 41 raste të dhunimeve në Kosovë. Krahasuar ...