Bota

Dy lëkundje të forta tërmeti 4.7 dhe 5,2 Rihter godasin ishullin e Samos në Greqi

Tërmeti i dytë me magnitudë 5 ka ndodhur në orën 13:10. Lëkundjet sizmike, sipas dëshmitarëve, janë ndjerë në ishull, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. 

31 Gusht 2022, 12:29 Nga d.a.
Dy lëkundje të forta tërmeti 4.7 dhe 5,2 Rihter godasin ishullin
termet ne Greqi

GREQI- Një tërmet i dyfishtë i fortë ka ndodhur pak më parë në ishullin e Samos me një diferencë prej 14 minutash. Lëkundje e parë sizmike prej 4.7 Rihter ndodhi në orën 12:56, 14 kilometra në jug-perëndim të Pythagorion Samos, dhe u ndje edhe në Dodekanez. 

Sipas mediave vendase, tërmeti i dytë me magnitudë 5,2 ka ndodhur në orën 13:10. Lëkundjet sizmike, sipas dëshmitarëve, janë ndjerë në ishull, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. 

Dy lëkundje të forta tërmeti 4.7 dhe 5,2 Rihter godasin ishullin
termet ne Greqi

Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar regjistroi tërmetin me magnitudë 4.9 Rihter. Gjatë kësaj jave vendi fqinj është lëkundur nga disa tërmete të lehta të cilat nuk kanë patur dëme materiale apo të lënduar.

termet ne greqi

Sondazh

Poll