31 Gusht 2022, 13:40
Nga d.a.
Ali Gashi
KOSOVË- Ish-drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi, ka dhënë sot dorëheqje, meqë një nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, ka qenë më herët në burg.
Në një prononcim për Gazetën Express, Gashi ka treguar se i dyshuri për dhunim ka qenë kohë pas kohe në burg për vjedhje e grabitje. Ai ka dhënë se dorëheqja e tij është akt moral, meqë s’po arrijnë t’i riedukojnë dhe risocializojnë të burgosurit.
“Ai ka qenë një kohë, kështu kohë pas kohe, për grabitje, për vjedhje në burg edhe unë kam qenë Drejtor për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve. Është akt moral, pasi që nuk po arrijmë të burgosurit t’i riedukojmë dhe t’i risocializojmë, edhe rasti më ka prek edhe mua shumë, ashtu siç i ka prek gjithë kosovarët edhe prandaj kam dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Drejtoratit për Trajtimit e të Burgosurve dhe të Miturve”, ka thënë Gashi.
I pyetur nëse i dyshuri është liruar më herët se që ka qenë e paraparë, Aliu ka thënë t’iu referohemi Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues, meqë ka thënë se s’ka informacione të tilla.
“Se di, si kam informacionet. Për informacionet tjera referojuni Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues “, ka thënë Gashi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.
Sipas SHKK-së, dorëheqja e Gashit ka ardhur si akt moral, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale. Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“ Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, si akt moral jep dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, z. Ali Gashi. Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale. Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në njoftim./Gazeta Express/
ali gashi perdhunohet 11-vjecarja ne kosove
Bota
31 Gusht 2022, 13:41
d.a.
Foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Nga nesër hyjnë në fuqi masat e kursimit të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhe...
Bota
31 Gusht 2022, 13:29
d.a.
Protesta ne Prishtine
KOSOVË- Protesta e nisur rreth orës 12:00 në sheshin Skënderbe në Prishtinë pas përdhunimit të...
Bota
31 Gusht 2022, 13:29
d.a.
Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Serbisë që të ripërtërijë zotimin p&e...
Bota
31 Gusht 2022, 13:18
d.a.
Borrell
BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje 27 shteteve anëtare që t&e...
Bota
31 Gusht 2022, 13:05
d.a.
Maqedoni
MAQEDONIA E VERIUT- Kushti për ndryshimet kushtetuese i vendosur në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me B...
Bota
31 Gusht 2022, 12:46
d.a.
CDU/CSU
GJERMANI- "Bundeswehr-i duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur për t'u bërë forca e armatosur...
Bota
31 Gusht 2022, 12:36
d.a.
Bresher ne Spanje
SPANJË- Një foshnjë 20 muajshe ka humbur jetën në Spanjë pasi u godit në kokë nga bresh...
Bota
31 Gusht 2022, 12:29
d.a.
termet ne Greqi
GREQI- Një tërmet i dyfishtë i fortë ka ndodhur pak më parë në ishullin e Samos me një diferen...
Bota
31 Gusht 2022, 12:24
d.a.
protesta ne Prishtine
KOSOVË- Ka nisur pak minuta më parë në Prishtinë protesta e paralajmëruar kundër përdhunimit ...
Bota
31 Gusht 2022, 12:15
d.a.
Gorbaçov
RUSI- Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, vdiq në moshën 91-vjeçare. Nga spitali ku po trajtohej, thanë se ai "vu...