Bota

Një fëmijë 20 muajsh humbi jetën në Spanjë pasi u godit në kokë nga breshëri

Breshëri prej 10 centimetrash shkaktoi dhe lëndime të tjera dhe sipas meteorologëve spanjollë është breshëri më i madh që ka rënë në rajon në 20 vjet.

31 Gusht 2022, 12:36 Nga d.a.
Një fëmijë 20 muajsh humbi jetën në Spanjë pasi u
Bresher ne Spanje

SPANJË- Një foshnjë 20 muajshe ka humbur jetën në Spanjë pasi u godit në kokë nga breshëri i cili ka pushtuar rajonin e Girona. 

Gjithçka ndodhi mëngjesin e së martës kur foshnja që ndodhej jashtë u godit në kokë nga breshëri i madh. Ai u dërgua menjëherë në spital por fatkeqësisht humbi betejën mëngjesin e sotëm.

Breshëri prej 10 centimetrash shkaktoi dhe lëndime të tjera dhe sipas meteorologëve spanjollë është breshëri më i madh që ka rënë në rajon në 20 vjet.

Departamenti i zjarrfikësve mori dhjetëra thirrje për më shumë se 28 persona të plagosur, ndërsa shumë rrugë dukeshin si një peizazh i bombarduar. Një valë moti i keq ka përfshirë Spanjën ditët e fundit.

bresher ne spanje mot i keq ne spanje

Sondazh

Poll