Bota

“Duam veprime jo statuse”, protestuesit në Kosovë thirrje Kurtit para zyrës së qeverisë (VIDEO)

Protesta nisi te sheshi “Zahir Pajaziti”, vazhdoi te Ministria e Drejtësisë, më pas te Kuvendi e tash te kryeministria. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkruar një status në Facebook të hënën për rastin e 11 vjeçares.

31 Gusht 2022, 13:44 Nga d.a.
“Duam veprime jo statuse”, protestuesit në Kosovë thirrje
Protesta per perdhunimin e 11-vjecares

KOSOVË- Protesta e nisur rreth 2 orë më parë nga sheshi "Skënderbe" në Prishtinë pas përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë burra është duke vijuar para godinës së qeverisë.

“Duam veprime jo statuse”- ka qenë thirrja e protestuesve para zyrës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Protesta nisi te sheshi “Zahir Pajaziti”, vazhdoi te Ministria e Drejtësisë, më pas te Kuvendi e tash te kryeministria. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkruar një status në Facebook të hënën për rastin e 11 vjeçares.

Ashtu kanë vepruar edhe presidentja dhe ministrat e Qeverisë. Por protestuesit po kërkojnë që të ketë veprime e jo statuse në rrjetet sociale. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

protesta per perdhunimin e 11-vjecares perdhunohet e mitura ne kosove

Sondazh

Poll