Politike

Prindërit e tyre humbën jetën në krye të detyrës, Rama u akordon titullin  “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”

Rama shkruan se fëmijëve të dëshmorëve u është dhënë statusi  “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, të cilët do të përfitojnë deri në 150% të pagës së prindit dhe paketën e plotë të mbështetjes nga shteti, derisa të jenë të zotët e vetes.

30 Gusht 2022, 18:30 Nga e.k
Prindërit e tyre humbën jetën në krye të detyrës,
Edi Rama dhe një nga familjarët e Dëshmorëve të Atdheut

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në kryeministri familjarët e dy dëshmorëve të atdheut Major Klodian Tanushit dhe Dr. Leonard Kamberit. 

Rama shkruan se fëmijëve të dëshmorëve u është dhënë statusi  “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, të cilët do të përfitojnë deri në 150% të pagës së prindit dhe paketën e plotë të mbështetjes nga shteti, derisa të jenë të zotët e vetes.

"Me mirënjohjen për sakrificën sublime të heronjve që dhanë jetën në krye të detyrës, i akorduam sot bijëve të Major Klodian Tanushit dhe Dr. Leonard Kamberit, Statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, si shprehje e zotimit tonë për t’iu bërë krah fëmijëve të tyre, me pagesën deri në 150% të pagës së prindit dhe paketën e plotë të mbështetjes nga shteti, derisa të jenë të zotët e vetes. Pas dy fazave të para, ku Statusi i veçantë i është akorduar 15 fëmijëve, bij të heronjve që sakrifikuan jetën në krye të detyrës apo për të shpëtuar jetë të tjera, do të vijojë procesi i shqyrtimit të dosjeve nga komisioni i posaçëm për “Fëmijët në Përkujdesje të Republikës”, shkruan Rama.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA

Major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “EnhancedForëardPresence” në Letoni, u ndanë nga jeta në maj të vitit 2019 në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive në Letoni.

Mjeku gjinekolog  Leonard Kamberi humbi jetën në moshën 47-vjeçare pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai ishte i shtruar për rreth dy javë në spital, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, për pasojë humbi jetën më 8 dhjetor 2020.

edi rama

Sondazh

Poll