Politike

Denoncimi i Berishës: Veliaj ka betonizuar parkun e miqësisë Shqipëri-Izrael

Kjo pasi në 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit, Veliaj ka mbjell 70 pemë në këtë park, ndërkohë që deklaroi se një vit më vonë do të mbillte 71 pemë të tjerë.

30 Gusht 2022, 17:31 Nga I.A
Denoncimi i Berishës: Veliaj ka betonizuar parkun e miqësisë
Sali Berisha

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj në lidhje me një premtim të pambajtur nga ata e tij. Denoncimi ka ardhur në lidhje me parkun e miqësisë Shqipëri-Izrael.

Kjo pasi në 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit, Veliaj ka mbjell 70 pemë në këtë park, ndërkohë që deklaroi se një vit më vonë do të mbillte 71 pemë të tjerë. Por sipas videos së publikuar nga Berisha, Veliaj jo që nuk ka mbjell pemët e premtuara, por edhe ato që ka mbjell i ka shkulur për të betonizuar vendin.

Në video, shkruhet se vendin e pemëve të mbjella e kanë zënë fadromat, ndërkohë që vendin e lulishtes e ka zënë asfalti.

Postimi i Plotë:

Lali djegësi mashtrues kombëtar dhe ndërkombëtar! Shikoni se cfarë bënë me parkun e Miqësisë Shqipëri- Izrael. Turp dhe faqe e zezë! sb

sali berisha erion veliaj

Sondazh

Poll