Politike

Ballkani i Hapur/ Meta: Çdo nismë që i shërben vetëm një vendi ka efekte negative! Të mbështesim procesin e Berlinit

Teksa ka shpërndarë studimin më të fundit të EurActiv ku thuhet se "Ballkani i Hapur" mund të ketë pasoja negative Meta shkruan se Procesi i Berlinit duhet mbështetur nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane.

30 Gusht 2022, 16:31 Nga e.k
Ballkani i Hapur/ Meta: Çdo nismë që i shërben vetëm
Ilir Meta

TIRANË- Për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta Ballkani i Hapur është një nismë jo transparente që i shërben protagonizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon.

“Çdo nismë jotransparente dhe përçarëse që i shërben protoganizmit dhe dominimit të një vendi në dëm të vendeve të tjera në rajon vetëm efekte negative mund të ketë", shkruan Meta.

Teksa ka shpërndarë studimin më të fundit të EurActiv ku thuhet se "Ballkani i Hapur" mund të ketë pasoja negative Meta shkruan se Procesi i Berlinit duhet mbështetur nga të gjitha vendet e rajonit si rruga më efektive e arritjes së objektivave të përbashkëta europiane.

ilir meta

Sondazh

Poll