Aktualitet

Policia e Tiranës publikon foton e autorit: Ky vrau burrë e grua në Tiranë

Dritan Muskurti e Nora Muskurti, burrë e grua kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. 

30 Gusht 2022, 17:48 Nga F.M
Policia e Tiranës publikon foton e autorit: Ky vrau burrë e grua
Arsen Muskurti

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Arsen Muskurti, autori i krimit të dyfishtë në Tiranë. Fotoja e tij është publikuar nga Policia e Tiranës, e cila e ka shpallur në kërkim pai Muskurti vrau të vëllanë e kunatën. Krimi i rëndë ndodhi këtë pasdite në rrugën "Islam Alla" në Tiranë. Dritan Muskurti e Nora Muskurti, burrë e grua kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. 

Ngjarja ka nisur fillimisht si një debat verbal mes dy vëllezërve për shkak të konfliktit për një pronë të përbashkët. Debati është zhvilluar në një lokal në këtë rrugë dhe është zhvendosur në një agjenci, prona për të cilën u bë dhe sherri. E pikërisht në pronën për të cilën kishin konflikt, Arsen Muskurt ivrau të vëllanë e gruan e tij.

arsen muskurti dritan muskurti nora muskurti vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll