Aktualitet

Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, Kushi: Askush të mos qëndrojë indiferent! Zgjidhja nuk është vetëm dënimi i fajtorëve

Me anë të një postimi në Facebook Kushi shkruan se askush nuk duhet të qëndrojë indiferent dhe gjithsecili të japë kontribut.

30 Gusht 2022, 17:45 Nga e.k
Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, Kushi: Askush të
Foto ilustruese

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi opionin publik në Kosovë dhe jo vetëm ku një 14-vjeçare u përdhunua nga 5 burra.

Me anë të një postimi në Facebook Kushi shkruan se askush nuk duhet të qëndrojë indiferent dhe gjithsecili të japë kontribut.

"Zgjidhja nuk është vetëm dënimi i fajtorëve, por parandalimi dhe edukimi i një shoqërie të tërë. Informacioni i plotë për rreziqet që u kanosen fëmijëve dhe edukimi që në moshë të hershme kundër dhunës së çdo forme, respekti për njëri-tjetrin, për shokun, për shoqen, por veçanërisht për të miturit duhet të jetë prioritet absolut në shkollë, familje dhe shoqëri", shkruan Kushi.

POSTIMI I MINISTRES EVIS KUSHI

evis kushi

Sondazh

Poll