30 Gusht 2022, 08:13
Nga DOSJA

FRANCE - Akuzat skandaloze ndaj vëllait të tij Paul Pogba, kërcënojnë të prishin paqen dhe harmoninë në kombëtaren e Francës përpara Botërorit 2022 në Katar. Mathias Pogba akuzon vëllanë e tij të vogël, si "tradhtar" dhe se i është drejtuar magjisë për të plagosur shokun e tij të skuadrës Kylian Mbappé. Gazeta 'L'Equipe' e përshkruan polemikën mes vëllezërve Pogba, si "një rast sa të ndyrë aq edhe potencialisht shpërthyes për ‘gjelat’.
Didier Deschamps do të japë listën e tij për Nations League më 15 shtator, ndeshjet e fundit para Kupës së Botës, me dyshimin nëse ai do të mund ta thërrasë Paul Pogba që po rikuperohet apo jo (ai po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë i meniskut në gjurin e djathtë).
“Por edhe nëse Pogba nuk arrin në kohë, Deschamps do të duhet të përballet me stuhinë mediatike, që njoftohet kur të hapet një hetim për kërcënime dhe tentativë zhvatjeje nga një bandë e organizuar”, theksoi Vincent Garcia në ‘L’Equipe’. Gazeta franceze krahason ndikimin që mund të ketë rasti i vëllezërve Pogba në kombëtaren franceze me aferën e diskutueshme të seksit të Karim Benzema dhe Mathieu Valbuena më 2015.
Në Francë ka shqetësim, se si ky rast mund të ndikojë në performancën e Paul Pogba, madje edhe Kylian Mbappe, pasi është prekur nga fjalët e Mathias që Paul i ka mohuar. 'L'Equipe' raporton se një video, është prova e Mathias Pogba se Paul Pogba mund të kishte punësuar një marabout (mësues fetar mysliman) për të plagosur Kylian Mbappé duke aplikuar magji.
"Dy muaj e gjysmë para Kupës së Botës, Deschamps do të gjendej në një situatë shpërthyese në të cilën do të duhej të vendoste. Dhe, edhe nëse vërtetohen faktet, ai nuk do të ishte në favor të Pogba apriori", raporton Vincent Garcia. Për momentin FFF (Federata Franceze e Futbollit) ka treguar mbështetjen e saj të plotë për Paul Pogba.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 Gusht 2022, 07:51
ANGLI - Pronari i ri i Chelseas ka qenë i interesuar për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos, por ish-trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick,...
Sport
30 Gusht 2022, 07:33
ANGLI - Numërimi mbrapsht ka nisur për një mbyllje të merkatos së transferimeve, që ka pasur absolutisht gjithçka.&n...
Sport
29 Gusht 2022, 21:47
ELBASAN- Partizani triumfon edhe në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Ekipi i kuq triumfoi me shifrat 1-0 përballë La&c...
Sport
29 Gusht 2022, 19:10
Charlie Wyke
ANGLI- Zemra e Charlie Wyke papritmas pushoi së rrahuri dhe qëndroi në vend për katër minuta. Futbollisti i Wigan ish...
Sport
29 Gusht 2022, 18:58
ITALI- Shpresat për të parë Romelu Lukakun në derbin e Milanos janë zbehur zyrtarisht. Me një deklaratë për shtyp, Int...
Sport
29 Gusht 2022, 17:30
e.k
Lara Colturi
TIRANË- Lara Colturi, e lindur nga dy prindër italianë, kampiones olimpike italiane Daniela Ceccarrelli dhe Alessandro Col...
Sport
29 Gusht 2022, 17:17
FRANCË- Pasi ishte në qendër të merkatos për muaj të tërë për kalimin e tij të mundshëm te Real Madrid,...
Sport
29 Gusht 2022, 17:01
ITALI- Stefano Pioli është duke menduar për derbin me Interin të shtunën dhe për ndeshjen e nesërme në Reggio Emilia k...
Sport
29 Gusht 2022, 16:43
FRANCË- Çështja ka shpërthyer dhe nuk tregon asnjë shenjë për t'u larguar: Mathias Pogba vazhdon të hedhë akuza...
Sport
29 Gusht 2022, 16:33
SPANJË- Real Madrid arriti të sigurojë pikët maksimale edhe në transfertën e radhës me Espanyolin me rezultatin 1-3 dhe mer...