Art&Argëtim

Mungoi në Sunny Hill në Tiranë! Dua Lipa ndan fotot nga dasma në Jug të Francës, e veshur me të bardha

Ylli shqiptar shihet e veshur me fustan të bardhë transparent, krijim i vetë stilistit që kurorëzoi dashurinë me partnerin e tij mbrëmjen e 27 gushtit. 

30 Gusht 2022, 14:36 Nga F.M
Mungoi në Sunny Hill në Tiranë! Dua Lipa ndan fotot nga dasma
Dua Lipa

TIRANË- Këngëtarja shqiptare Dua Lipa mungoi në Sunny Hill, festivalin që krijoi vetë që këtë vit u mbajt në Prishtinë dhe Tiranë. Në disa foto të publikuara në Facebook, Dua tregon se ka pasur një axhendë të ngjeshur pasi ka qenë e ftuar në dasmën e stilistit Simon Porte Jacquemus me Marco Maestrin që u mbajt në Jug të Francës.

Ylli shqiptar shihet e veshur me fustan të bardhë transparent, krijim i vetë stilistit që kurorëzoi dashurinë me partnerin e tij mbrëmjen e 27 gushtit. 

Siç duket, angazhimi në këtë festë të mikut të saj e ka privuar për të qenë prezentë në Sunny Hill në Tiranë. Festivali u mbajt për tri netë në Tiranë. Nata e fundit ishte më datë 28, ku pritej dhe kulmimi me performancën e Duas, por kjo gjë nuk ndodhi. 

dua lipa simon porte jacquemus sunny hill ne tirane

Sondazh

Poll