Art&Argëtim

VIDEO/ E veshur me kostum transparent të kuq, Annita bën twerk dhe lëvizje sensuale në MTV

Këngëtarja e famshem braziliane Annita ka performuar në MTV. Ajo është shfaqur me një kostum të kuq transparent duke bërë lëvizje sensuale dhe twerk.

30 Gusht 2022, 07:57 Nga s.s
VIDEO/ E veshur me kostum transparent të kuq, Annita bën twerk dhe
Annita

SHBA- MTV dhe VMA në New Jersey kishin rezervuar plot surpriza për publikun. Përveç paraqitjes “të çuditshme” të Johnny Depp me kostum astronauti dhe  kërcimit seksi të Nicki Minaj, ajo që mori më shumë vëmendjen ishte kur këngëtarja braziliane Annita doli në skenë.

Këngëtarja njihet për performancat e saj sensuale dhe provokuese, dhe të njëjtën gjë bëri edhe në MTV. Në veçanti, ajo i dha publikut një interpretim unik të hitit të saj “Envolver”, por shumica prej publikut do ta kujtojnë atë për kërcimin që ajo bën në spektaklin e saj. E veshur me një body të kuqe transparente, këngëtarja e nisi me një kërcim sensual dhe sigurisht në performancën e saj nuk mungoi as ajo që e bëri të famshme, e cila është twerk, raporton protothema.gr.

“VMAs, menduat se nuk do të tundja prapanicën time sonte?”, i tha ajo publikut gjatë performancës së saj, duke shkaktuar duartrokitje dhe brohoritje. Sigurisht që nuk kanë munguar edhe lëvizjet “provokuese”, ku njëra prej balerinëve i ka prekur format dhe pjesët intime të trupit të saj. 

VIDEO/ E veshur me kostum transparent të kuq, Annita bën twerk dhe
Annita në MTV

Publiku i këngëtares braziliane sigurisht që është mësuar me lëvizjet e saj seksi që ajo jep sa herë del në skenë. Shpesh herë, ajo ka marrë edhe kritika të forta, pasi disa prej njerëzve mendojnë se lëvizjet e saj i referohen akteve seksuale. 

Annita është këngëtarja e parë braziliane e nominuar për VMA. "Envolver" arriti të mbizotërojë mes hiteve të tjera latine si "Tití Me Preguntó" nga Bad Bunny, "Mamiii" nga Becky G dhe Karol G, "Remix" nga Daddy Yankee, "Pepas" nga Farruko dhe J Balvin dhe "In" e Skrillex. da Getto'.

Megjithatë, nuk ishte hera e parë që ajo dilte në skenë në VMA. Vitin e kaluar, në eventin e organizuar në Brooklyn's Barclays Center, Annita performoi këngën "Girl from Rio" pak para se të niste eventi i madh.

annita kengetare braziliane nicki minaj johnny depp

Sondazh

Poll