Art&Argëtim

FOTO- Don Xhoni njofton largimin nga labeli “Gjoni Black”

Don Xhoni largohet nga grupi 'Gjoni Black Ent'.

30 Gusht 2022, 10:29 Nga A.B
FOTO- Don Xhoni njofton largimin nga labeli “Gjoni Black”
Don Xhoni

KOSOVË- Reperi i njohur, Don Xhoni ka njoftuar largimin nga labeli i tij prej gati dy vitesh “Gjoni Black Ent”. Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një positmi në llogarinë e tij në Instagram, teksa tha se vendimi ishte i dyanshëm.

“Të nderuar dashamirë desha t’ju informojë që me marrëveshje të dyanshme më nuk jam pjesë e labelit Gjoni Black Ent, i falënderoj nga zemra djemtë për punën edhe kontributin e dhënë përgjatë këtij rrugëtimi që kemi pas. Sigurisht që pa ta nuk do isha këtu ku jam, prandaj uroj që sukseset për ta mos të ndalen kurrë, ndërsa miqësia jonë do të jetë e përjetshme”, ka shkruar Don Xhoni.

FOTO- Don Xhoni njofton largimin nga labeli “Gjoni Black”

Në disa postime të tjera reperi nga Drenica ka paralajmëruar se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor e që do të jetë bashkëpunim.

“Shihemi shpejt me bombën e ardhshme, Don Xhoni ft”, ka shkruar reperi në postimet e tjera në InstaStory.

don xhoni

Sondazh

Poll