Art&Argëtim

FOTO/ Pas një pauze të gjatë komunikimi, kjo mund të jetë “drita jeshile” drejt pajtimit, Eranda Libohova: Sa Mall...

Bëhet fjalë për dy motrat Eranda dhe Irma Libohova të cilat prej kohësh përfliten se nuk flisnin me njëra-tjetrën. Së fundmi ka qenë Eranda e cila ka bërë një hap drejt rregullimit të marrëdhënies së tyre.

29 Gusht 2022, 15:29 Nga s.s
FOTO/ Pas një pauze të gjatë komunikimi, kjo mund të
Irma Libohova dhe Eranda Libohova

TIRANË- Asgjë s’na bën më shumë habi sesa një hatërmbetje aq e gjatë në kohë mes familjarëve, e në këtë rast bëhet fjalë pikërisht për motrat Irma dhe Eranda Libohova. Gjithçka nisi para disa viteve kur u vu re se dyshja nuk ndiqeshin më në rrjete sociale, dhe u pasua nga një intervistë e Erandës, e cila na bëri të aludojmë rreth disa situatave hipotetike.

Por duket se Eranda, ka vendosur të bëjë hapin e parë drejt një ribashkimi me të motrën. Këngëtarja ka ripostuar në Instastory një post të një prej fansave të tyre, i cili krahas një fotoje të shumë viteve më parë të dy motrave duke kënduar shkruan: “Gjithmonë do ju duam. Jemi rritur me juve. Sa me mall ju dëgjojmë”.

FOTO/ Pas një pauze të gjatë komunikimi, kjo mund të
Postimi i Eranda Libohova

Hatërmbetja mes motrave ka nisur vetëm nga një deklaratë që Eranda ka bërë disa kohë më parë. Ajo foli publikisht rreth marrëdhënies së saj me të motrën duke thënë se më shumë hapet me shoqen e saj të ngushtë sesa me motrën, ku dukshëm raporti i tyre ishte i krisur dhe pikërisht për arsye private të këngëtares.

“Me shoqen time unë konfidohem më shumë se sa me Irmën. Me Irmën unë kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private. Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik duan të shohin të përsosur ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bere mua të jem më e tërhequr”, ka thënë Eranda.

eranda libohova irma libohova

Sondazh

Poll