Art&Argëtim

FOTO/ Bora bëri lëmsh rrjetin, kush është këngëtari që ndodhej pranë moderatores që të gjithë e ngatërruan me Donaldin

Ishte shoqja e Borës, Semi Jaupaj ajo që postoi foton që trazoi rrjetin ku duken të tre se bashku krahë njëri-tjetrit me mbishkrimin "Shokë përgjithmonë".

29 Gusht 2022, 18:41 Nga e.k
FOTO/ Bora bëri lëmsh rrjetin, kush është
Bora Zemani

TIRANË- Prej kohësh kanë qarkulluar zërat për ribashkimin e çiftit më të komentuar të muajve të fundit. Bëhet fjalë për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn të cilët edhe mbrëmjen e djeshme ia dolën të merrnin vëmendjen e të gjithëve. 

Ishte shoqja e Borës, Semi Jaupaj ajo që postoi foton që trazoi rrjetin ku duken të tre se bashku krahë njëri-tjetrit me mbishkrimin "Shokë përgjithmonë".

FOTO/ Bora bëri lëmsh rrjetin, kush është

Bora ka publikuar së fundmi një foto-album përgjatë mbrëmjes së Sunny Hill ku shfaqet pranë miqve të saj dhe në mes të tyre gjendet dhe këngëtari Sardi Strugaj të cilin të gjithë e ngatërruan Donaldin.

Në foton e publikuar Sardii shihet pranë moderatores dhe pse fotoja nuk është e qartë pasi atij i duket vetëm një pjesë e fytyrës së tij, aritisti ka një ngjashmëri të madhe me aktorin.

“Qiqra në hell”- shkroi Bora kahas fotove. Si gjithmonë kishte reagime të shumta në komente të cilat ndaheshin në dy kampe, njëra palë që mbështesnin Beatrixen dhe pjesa tjetër ishin komente pozitive të fansave besnikë të dyshes të cilët mezi prisnin t'i shihnin bashkë çiftin.

bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll