Sport

Pas shpinës së Cristiano Ronaldos, ish-trajneri Rangnick e këshilloi Chelsean të mos nënshkruajë me yllin portugez…

Sipas ‘Daily Mail’, ai ka biseduar me trajnerin e ‘bluve’ Thomas Tuchel dhe ka paralajmëruar bashkatdhetarin e tij që të mos e bëjë një veprim të tillë

30 Gusht 2022, 07:51 Nga DOSJA

Pas shpinës së Cristiano Ronaldos, ish-trajneri Rangnick e

ANGLI - Pronari i ri i Chelseas ka qenë i interesuar për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos, por ish-trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, do t'i ketë paralajmëruar ata që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

Sipas ‘Daily Mail’, Rangnick ka biseduar me trajnerin e ‘bluve’ Thomas Tuchel dhe ka paralajmëruar bashkatdhetarin e tij që të mos vazhdojë me nënshkrimin e golashënuesit portugez.

Ish-trajneri i ‘Djajve të Kuq’ e ka ‘tronditur’ Cristiano Ronaldon disa herë gjatë qëndrimit në ‘Old Trafford’. Chelsea është ende në treg për një golashënues të mirë dhe e ka të kthyer vëmendjen te Aubameyang i Barcelonës.

Pas shpinës së Cristiano Ronaldos, ish-trajneri Rangnick e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll