Sport

Skuka kthehet në 'specialist' për golat, tani e nderon me të vërtetë Partizanin, Laçi mundet nga goli i sulmuesit

Partizani triumfon edhe në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Ekipi i kuq triumfoi me shifrat 1-0 përballë Laçit dhe heroi i takimit ishte Xhuliano Skuka, sulmuesi që i dha fitoren javën e kaluar Partizanit ndaj Egnatia-s.

29 Gusht 2022, 21:47 Nga DOSJA

Skuka kthehet në 'specialist' për golat, tani e nderon me

ELBASAN- Partizani triumfon edhe në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Ekipi i kuq triumfoi me shifrat 1-0 përballë Laçit dhe heroi i takimit ishte Xhuliano Skuka, sulmuesi që i dha fitoren javën e kaluar Partizanit ndaj Egnatia-s.

Në minutën e 45' të pjesës së parë, Skuka fitoi një 11-metërsh pas kontaktit në zonë me Mentor Mazrekajn.Në fraksionin e dytë, Partizani e administroi me kujdes takimin dhe në fund, shifrat nuk ndryshuan dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0. Me këtë sukses, Partizani shkon në krye, ndërsa Laçi mbetet me tre pikë në vendin e pestë.

E.Ç (Dosja.al)

partizani skuka

Sondazh

Poll