Aktualitet

Aksident në Elbasan, përplasen 2 mjete, 3 persona mbeten në lënduar

 Si pasojë e aksidentit janë plagosur personat me iniciale S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Volksëagen”.

30 Gusht 2022, 09:37 Nga A.B
Aksident në Elbasan, përplasen 2 mjete, 3 persona mbeten në
Aksident

ELBASAN-Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mamël të Elbasanit i cili ka lënë pas tre persona të lënduar. Në aksident janë përfshirë dy mjete, 'Volkswagen' dhe 'Ford'. Si pasojë e aksidentit janë plagosur personat me iniciale S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Volkswagen”. Ndërkohë është plagosur edhe drejtuesi i mjetit “Ford”, të cilët  janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

NJOFTIMI I POLICISË:

Një makinë tip “Volkswagen “, me drejtues 56-vjeçarin me iniciale Xh.B. është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A.B., 33 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë e aksidentit janë plagosur personat me iniciale S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Volksëagen”. Ndërkohë është plagosur edhe drejtuesi i mjetit “Ford”, të cilët  janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

aksident ne elbasan aksident

Sondazh

Poll