Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, fqinjët: Na thanë se u bë nami i zi, taksirati i gjeti

Ato kanë treguar se babë e bir jetonin e punonin prej 20 vitesh në Itali.

30 Gusht 2022, 08:33 Nga A.B
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, fqinjët: Na thanë se u
Fqinjet

LEZHË- Fqinjët e Pjerin Përjakut dhe Gent Përjakut (babë e bir) të cilët u vranë më armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre kanë folur për mediat. Ato kanë treguar se babë e bir jetonin e punonin prej 20 vitesh në Itali.

Na thanë është bërë nami i zi. Janë vendali të ka hershëm.’- u shpreh një fqinje.

‘Ka disa vjet që kanë ikur në Itali. Mbrëmë më duket se ka ardhur. Më ka ardhur shumë keq se e kam pas shumë dashamirës. Kanë jetuar në Itali për nja rreth 20 vjet. Ka pas ardhur i shkreti. Ka qenë person i papamë si familje, taksirati të gjen.’- u shpreh një fqinj tjetër.

Pjetër Përnjaku dhe Gent Përnjaku (babë e birë) banues në fshatin Grykë Zezë në Lezhë u ekzekutuan me armë zjarri në shtëpinë e tyre mbrëmjen e djeshme. Krimi i dyfishtë ka për autor ish-dhëndrrin e familjes, Besnik Pjetri. Ky i fundit ka qënë i dënuar më parë në Itali për dhunë në familje.

vrasje ne lezhe

Sondazh

Poll