Aktualitet

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Lezhë: Sherri nisi pas divorcit

Krimi i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e familjes Përjaku pas një sherri mes palëve.

29 Gusht 2022, 23:58 Nga F.M

LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që tronditi Lezhën këtë mbrëmje. Në njoftim bëhet me dije se Besnik Pjetri ka vrarë ish-vjehrrin Pjetër Përjaku e ish-kunatin e tij Gent Përjaku, të cilët sa ishin kthyer nga Italia.

Krimi i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e familjes Përjaku pas një sherri mes palëve. Debati mësohet se e ka pikënisjen pas divorcit të Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku.

Njoftimi: Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

pjeter perjaku besnik pjetri vriten babe e bir ne lezhe gent perjaku

Sondazh

Poll