Aktualitet

Vrau ish-vjehrrin e kunatin në Lezhë/ Sherri nisi për divorcin, Pjetri i dënuar në Itali për dhunë

Besnik Pjetri i denoncuar nga gruaja, ka bërë 2 vite burg në Itali për dhunë në familje.

30 Gusht 2022, 07:33 Nga A.B
Vrau ish-vjehrrin e kunatin në Lezhë/ Sherri nisi për divorcin,
Vendi i ngjarjes

LEZHË- Fshati Grykë Zezë u trondit mbrëmjen e djeshme pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në familjen Përjaku. Ish-dhëndri i kësaj familje, Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri Pjetër dhe Gent Përjakun (babë e bir).

Dosja.al mëson se autori, i shpallur në kërkim, Besnik Pjetri i denoncuar nga gruaja, ka bërë 2 vite burg në Itali për dhunë në familje

Autori Besnik Pjetri u ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij mbrëmjen e djeshme dhe pas një konflikti ka nxjerrë armën dhe vrau ish-vjehrrin Pjetër Përjaku dhe Gent Përjakun, ish-kunatin e tij. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit. Uniformat blu bëjnë me dije se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të identifikuar si Besnik Pjetri.

besnik pjetri vriten babe e bir ne lezhe gent perjaku pjeter perjaku

Sondazh

Poll