Aktualitet

Si ndodhi krimi i dyfishtë në Lezhë? Ish-dhëndrri vrau babë e bir që erdhën nga Italia

Në rrethana ende të paqarta, dy palët kanë debatuar e Pjetri ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të babë e bir.

29 Gusht 2022, 23:49 Nga F.M

LEZHË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që tronditi Lezhën këtë mesnatë. Mësohet se Besnik Pjetri ka shkuar në familjen Gjoka sapo kishte mësuar që ish-vjehrri e ish-kunati ishin kthyer nga Italia.

Në rrethana ende të paqarta, dy palët kanë debatuar e Pjetri ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të babë e bir duke i lënë të vdekur në vend.

Një prej viktimave është identifikuar si Pjetër Përjaku, ndërsa emri i tjetrit nuk bëhet ende me dije.

besnik pjetri vriten babe e bir ne lezhe pjeter perjaku

Sondazh

Poll